Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i është përgjigjur BE-së dhe ambasadave të huaja të cilat i kanë kërkuar të mos marrë veprime të njëanshme lidhur me ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër.

Kurti, pasi ka vendosur dy gurthemelet e urave, ka thënë se është kryeministër i Kosovës dhe se të gjitha veprimet po i bëjnë në përputhje me planet dhe në bazë të ligjit.

“Unë jam kryeministër i Kosovës. Këta janë ministra të Kosovës. Janë kryetarë të Komunave të Kosovës. Gjithçka që bëjmë është në përputhje me planet tona, sipas ligjit dhe për të mirën e të gjithë qytetarëve”, – ka thënë Kurti.

Ai më tutje ka thënë se ata që kanë dilema, mund ta kontaktojnë Qeverinë e Kosovës për të marrë shpjegime.

“Ata që kanë dilema, lirisht mund të na kontaktojnë dhe ua shpjegojmë me përpikmëri dhe durim”, ka thënë Kurti.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb