Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot nëpërmjet një postimi në Facebook se ka hyrë në fuqi zbatimi i plotë i marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e kontributeve shoqërore.

Sipas Ramës, kjo marrëveshje do të sjellë një lehtësi të ndjeshme për mijëra qytetarë shqiptarë dhe italianë që kanë punuar në të dy vendet, duke u garantuar njohjen e plotë të viteve të punës për efekt pensioni, edhe kur këto vite janë realizuar jashtë atdheut.

Zbatimi i kësaj marrëveshjeje pritet të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së emigrantëve dhe të kontribuojë në drejtësinë sociale për ata që kanë dhënë kontribute në më shumë se një shtet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb