Le të shpresojmë t’i mbijetojmë tri kthe save të para”, drejtori i Red Bullit, Kristian Horner, sikur e parandjeu se nisja e Maks Vershtapenit në Austri nga vendi i shtatë në rrjetë nuk do të sillte asgjë të mirë. Dhe kështu ndodhi, Maks, i mësuar që nga viti 2021 të nisej gjithmonë përpara të gjithëve në atë që tani e konsideron garën e tij të dytë të shtëpisë, këtë herë u godit nga Mercedes i Andrea Kimi Antonelit që në kthesën e tretë.
Një përpjese, e cila bëri që ta përfundonte garën e tij herët dhe me zero pikë për shpresat e tij për të luftuar për një titull e pestë. Shkurt, situata e krijuar në Red Bull Ring i kishte të gjithë përbërësit për të parë shpërthimin e zakonshëm të Maks Vershtapenit, por kjo gjë nuk ndodhi.
ANTONELI GABON, MAKS SURPRIZON — Në Austri, holandezi “i tërbuar”, të cilin jemi mësuar ta shikojnë gjithnjë në situata të tilla, ia ka lënë vendin një Vershtapeni të qetë, pothuajse mirëkuptues ndaj atij, Antonelit, që i prishi garën. Përveç një shpërthimi momental në radio, “Çfarë bën idiot, dreqi”, më tej Maks u shfaq mirëkuptues me pilotin e Mercedesit, duke i pranuar faljet e 18-vjeçarit. “Këto gjëra u ndodhin të gjithëve gjatë karrierës së tyre dhe Kimi është një talent i madh, kështu që nuk ka asgjë”, ishin fjalët befasuese të një karakteri shpërthyes si Vershtapen. Por a është ky një ndryshim i pilotit, i cili në maj u bë baba për herë të parë?
NDRYSHIMI? – Ndoshta po, duke pasur parasysh se Vershtapen nuk është tipi që bën komente të vogla para kamerës dhe ndërsa po ecte me Antonelin drejt bokseve, ai madje u përpoq ta ngushëllonte. Gjëra të pabesueshme për dikë që, vetëm dy vjet më parë, i kishte premtuar Rasëll se do ta nxirrte nga pista pas një kontakti në Baku dhe në vitin 2018 madje ishte grindur me Esteban Okon. Po Kimi? Ai ka qenë gjithmonë një djalë i qetë dhe në zonën e intervistave ai kërkoi menjëherë falje: “Më vjen shumë keq, ia prisha garën ekipit dhe gjithashtu Maksit, është i gjithë faji im”, tha Antoneli, i cili është ndëshkuar me 3 pozicione për garën e radhës në Britani.
PROBLEMI PËR RED BULLIN — Megjithatë, tani, Red Bulli ka më shumë se një problem. Përveç problemeve statistikore, në Austri ekipi i Hornerit e ndali serinë e garave të njëpasnjëshme në pikë pas 77 garave, vetëm 4 gara larg rekordit të Ferrarit. Përjashtimi i Vershtapenit nga lufta për titullin botëror është një lajm i keq për ekipin anglo-austriak. Holandezi, i cili ka zbritur në 61 pikë pas liderit në renditje, Oskar Piastrit, ishte kategorik pas garës në Austri: “Nuk mendoj më për titullin”. Po e ardhmja? Holandezi sigurisht që mendon për këtë. Ai ka më shumë se një klauzolë për t’u liruar para kohe nga kontrata e tij me Red Bull (që skadon në vitin 2028) dhe e di se ka ekipe që do të çmendeshin për ta pasur atë, me Mercedesin dhe Aston Martin në krye.
