Mesfushori i kombëtares shqiptare, Lindon Selahi vendosi të kalojë te skuadra polake e Widzew Lodz. Pas firmës, Selahi nuk fshehu dot lumturinë.

“Doja një sfidë të re! Mendoj se u tërhoqa nga ky projekt interesant në këtë klub. Kam luajtur me Julian Shehun në kombëtaren U21. Më tha se fansat janë të mrekullueshëm, e kampionati është shumë i mirë. Kam idenë që përshtatja do të jetë disi më e lehtë! Edhe me trajnerin Sopic kam punuar te Rijeka.

Bëmë gjëra të bukura bashkë! Është një trajner dhe person shumë i mirë E kjo ka shumë rëndësi për mua.

“Kombëtarja- Gjithmonë është kënaqësi të luash për kombëtaren tende! Sa herë vesh fanellën kuqezi, ndihem krenar e jap gjithçka, pasi nuk ka gjë më të bukur se sa të përfaqësosh vendin tënd! Jam krenar që jam shqiptar!”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb