Policia e Sarandës ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, duke arrestuar një 29-vjeçar që shiste kokainë dhe kanabis në lagje të ndryshme të qytetit bregdetar.

Në kuadër të kontrolleve të intensifikuara për parandalimin e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin D. M., banues në Sarandë.

Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti dhe i sekuestroi si prova materiale doza të gatshme me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, që dyshohet se përdoreshin për shitje në qytet.

Materialet në ngarkim të të arrestuarit i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprime të mëtejshme ligjore, nën akuzën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb