Gjelbrim Taipi është transferuar te Prishtina. Lajmi është bërë i ditur nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Mesfushori Taipi, i cili u largua nga Partizani, ka zgjedhur të vazhdojë karrierën e tij në Kosovë, tek bardheblutë.

“FC Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë transferimin e mesfushorit, Gjelbrim Taipi, i cili nga sot bëhet pjesë e klubit tonë.

32-vjeçari vjen me një bagazh të pasur përvoje nga kampionatet e Zvicrës,Shqipërisë dhe Maqedonisë se Veriut, ku ka qenë pjesë e klubeve si St. Gallen, Grasshoppers, Winterthur, Shkendija, Kukësi dhe së fundmi Partizani. Ai ka luajtur edhe për grupmoshat U21 të Shqipërisë teksa ka zhvilluar dy ndeshje edhe për Kosovën.

Taipi vjen për të forcuar mesfushën bardhekaltër dhe për të ndihmuar në arritjen e objektivave për sezonin e ri” – shkruan klubi.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb