Drejtësia në Nju Jork ngriti akuza, kryesisht për trafik droge, kundër Ovidio Gusman, njërit prej djemve të bashkëthemeluesit të kartelit Sinaloa, Joaquin “El Chapo” Gusman, pasi i riu arriti një marrëveshje pranimi fajësie që përcakton se ai do të deklarohet fajtor dhe nuk do të ketë nevojë për gjyq.

Ovidio Gusman wshtw një nga katër djemtë e Chapo-s, të njohur si “Chapitos”, të cilët morën përsipër fraksionet e kartelit Sinaloa. Ai nënshkroi një marrëveshje duke deklaruar se do të “pranohej fajtor”.

Kështu, prokurorët në gjykatën e distriktit të Manhattanit hoqën dorë nga akuzat kundër tij, veçanërisht për të kryer komplot kriminal, trafikim droge në vend dhe pastrim parash, duke i lënë një gjykate të Çikagos përgjegjëse për trajtimin e çështjes.

Sipas dokumenteve nga gjykata e Çikagos, e cila tani ka marrë përsipër çështjen e 35-vjeçarit, një seancë dëgjimore është planifikuar për të mërkurën e ardhshme, më 9 korrik, për të zyrtarizuar pranimin e fajësisë, nën kryesimin e gjyqtares Sharon Johnson Coleman.

Dënimi do të jepet në një datë të mëvonshme, e cila nuk është caktuar ende. Ovid Gusman u ekstradua në Shtetet e Bashkuara në shtator 2023. Autoritetet amerikane akuzojnë Ovidin dhe tre nga vëllezërit e tij (të paktën tetë) se drejtojnë një fraksion të kartelit. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, më herët këtë vit e shtoi bandën në listën e tij të zezë të “organizatave të huaja terroriste”.

Uashingtoni e ka akuzuar kartelin Sinaloa si përgjegjës për pjesën më të madhe të trafikimit të fentanilit të destinuar për tregun amerikan, ku ky opium sintetik, jashtëzakonisht i fuqishëm, shkakton dhjetëra mijëra vdekje nga mbidoza çdo vit.

Joaquin Gusman vazhdon të vuajë dënimin me burgim të përjetshëm në SHBA që nga viti 2019. Një tjetër nga djemtë e tij, Joaquin Gusman Lopez, u arrestua nga autoritetet amerikane në El Paso (Teksas), së bashku me bashkëthemeluesin e kartelit Ismael “El Mayo” Sabada, pothuajse një vit më parë, më 25 korrik 2024. “Akuza e El Mayo-s se djali i ish-partnerit të tij e rrëmbeu dhe ua dorëzoi autoriteteve amerikane, shkaktoi një luftë të brendshme të pashpallur dhe të vazhdueshme brenda kartelit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb