Sjellja e shqiptarëve në rrugë ndryshon drastikisht sapo ata kalojnë kufirin, tha Krenar Ahmeti, PhD në Psikologji Klinike, i ftuar në emisionin “Log.” në News24, duke analizuar fenomenin nga këndvështrimi psikologjik.

“Shqiptarët jashtë vendit zbatojnë me përpikëri rregullat e qarkullimit rrugor sepse përballen drejtpërdrejt me ligjin. Por sapo vijnë në Shqipëri, ndihen më të lirë dhe shpesh shpërfillin rregullat,” u shpreh Ahmeti. Ai e cilësoi këtë sjellje si një reflektim të mungesës së kontrollit institucional dhe kulturës së ndëshkimit në vend.

Sipas tij, ky fenomen nuk përfshin të gjithë, por një kategori të caktuar qytetarësh që sillen ndryshe kur janë në Shqipëri. “Ka shumë shqiptarë që jetojnë jashtë dhe kur kthehen këtu, nuk marrin makinën nga frika e trafikut kaotik dhe sjelljes së agresive të të tjerëve,” shtoi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb