Ka nisur seanca plenare ne Kuvendi, e fundit për këtë legjislacion.

Opozita ka kërkuar që në seancë të kishte një debat në lidhje me atë që ndodhi në Elbasan, ku fusha e landfillit të inceneratorit mori flakë, duke djegur malin me plehra dhe duke vën ënë rrezik jetën e banorëve me tymin toksik që u lëshua në ajër.

E para që bëri një kërkesë të tillë ishte Zheni Gjergji, që u mbështet më pas edhe nga deputetja Jorida Tabaku.

Tabaku kërkoi që si Kuvendi, si Ministri i Financave dhe instancat e përfshira, të mbajnë përgjegjësi në lidhje me inceneratorët që nuk funksionojnë si dhe pse vijojnë të paguhen nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Tabaku: Kërkoj një debat parlamentar për atë që ndodhi në Elbasan. E nevojshme që hetimi për 430 mln eurosh korruptiv i incenetarorëve, të vijojë diskutimin, duke qenë se çështja nuk është mbyllur. Asnjë nga inceneratorët nuk punon dhe Kuvendi duhet të mbajë përgjegjësi, Ministri i Financave duhet të japë llogari përse vijon të paguajë para për inceneratorët.

Spiropali: Bëni kërkesa sipas rregullores, jo duke u ngritur këtu e të bëni propagandës e radhës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb