Ujësjellësi i Tiranës ka njoftuar se disa zonë të kryeqytetit do të përballen me kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm.
Shkak për ndërprerjen duket se është një difekt në linjën e transmetimit që furnizon Depon e Liqenit të Farkës.
Në një njoftim në rrjetet sociale, bëhet me dije se zonat që do të preken do të jenë:
Sauk-Rruga “Ramazan Begu”
Sauk-Rruga Elbasanit
Mjull-Bathore (Palush)
Farkë e vogël (Lagjia Daxhit)
Farkë e vogël (Fshati i ri)
Farkë e vogël- Rruga Tuneleve
Farkë e vogël (Lagjia Saukbalve)
Postimi i plotw:
NJOFTIM I RËNDËSISHËM!
Per shkak të difektit në linjën e transmetimit që furnizon Depon e Liqenit të Farkës, kemi reduktim të furnizimit me ujë në zonën e:
Sauk-Rruga “Ramazan Begu”
Sauk-Rruga Elbasanit
Mjull-Bathore (Palush)
Farkë e vogël (Lagjia Daxhit)
Farkë e vogël (Fshati i ri)
Farkë e vogël- Rruga Tuneleve
Farkë e vogël (Lagjia Saukbalve)
Skuadrat tona ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për të kthyer gjendjen e ujit në normalitet sa me shpejt!
Për çdo shqetësim, raportoni në aplikacionin “Tirana Ime” ose në numrin pa pagesë 08004488.
