Një 48-vjeçar është arrestuar nga Policia e Beratit pasi gjatë kontrollit i është gjetur një sasi kokaine e ndarë në doza e gatshme për shitje.
Bëhet me dije se shtetasit E.K i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftim i Policisë:

Në vijim të punës kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve vunë në pranga shtetasin E. K., 48 vjeç, banues në Berat, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat më datë 02.07.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrolleve, në automjet iu gjet një sasi Kokaine, e ndarë në doza, të gatshme për shitje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb