Sulmuesi i Liverpool, Diogo Jota, 28 vjeç, ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik në Zamora të Spanjës në orët e para të mëngjesit të 3 korrikut.
Ish-skuadra në të cilën Jota ka luajtur më parë, Wolverhampton, ka bërë një postim në rrjetet sociale.
“Jemi thellësisht të pikëlluar. Diogo ishte i adhuruar nga tifozët tanë, i dashur nga bashkëlojtarët dhe i çmuar nga të gjithë ata që punuan me të gjatë kohës së tij te Wolves. Kujtimet që ai krijoi nuk do të harrohen kurrë. Zemrat tona janë pranë familjes, miqve dhe të afërmve të Diogos dhe vëllait të tij, Andre. Do të na mungoni vërtet shumë dhe do të kujtoheni gjithmonë.”
We are heartbroken.
Diogo was adored by our fans, loved by his teammates and cherished by everyone who worked with him during his time at Wolves. The memories he created will never be forgotten.
Our hearts go out to the family, friends and loved ones of Diogo and his brother,… pic.twitter.com/MqMlp7o44M
— Wolves (@Wolves) July 3, 2025
Nuk mungoi një reagim edhe nga Porto, skuadër në të cilën Jota është rritur.
“Futebol Clube do Porto është në zi. Me tronditje dhe dhimbje të thellë i dërgojmë ngushëllimet më të ndjera familjes dhe miqve të Diogo Jotës dhe vëllait të tij André Silva, i cili gjithashtu ka qenë një sportist i yni në nivelet e moshave. Pushofshin në paqe.”
O Futebol Clube do Porto está de luto.
É com choque e profundo pesar que enviamos as sentidas condolências à família e amigos do Diogo Jota e irmão André Silva, que também foi nosso atleta nos escalões de formação.
Descansem em paz.#FCPorto pic.twitter.com/BXlR8v7y7Z
— FC Porto (@FCPorto) July 3, 2025
