Kreu i PD, Sali Berisha, përsëriti gjatë një konference për mediat se opozita nuk njeh rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Ai akuzoi Ceno Klosin si “hajdut me çizme” dhe produkt të narko-regjimit që manipulon vullnetin e qytetarëve.
Sipas Berishës, mandati i Zegjinesë është një tjetër dëshmi e farsës elektorale dhe shpërfilljes së votës së popullit.
Sali Berisha në deklaratë për mediat: PD nuk njeh zgjedhjet. Ceno Klosi është hajdut me çizme. Ceno Klosi është lubi Balluku. Për këtë narko-regjim, mandatet janë letra pa vlerë. I duhej Zeqineja dhe e futën në parlament, qytetarët votuan për zonjën tjetër dhe ajo nuk hyri në Kuvend. E kthyen te Zegjineja, e kthyen dhe dolën lakuriq para botës.
(BalkanWeb)
