Jadon Sancho dëshiron vetëm Juventusin. Mesfushori u rikthye te Manchester United pas huazimit të tij te Chelsea, ku pavarësisht 40 paraqitjeve dhe pesë golave, ai nuk u konfirmua me klubin londinez.

Për momentin, Sancho në fakt po refuzon të gjitha ofertat nga Turqia, pasi dëshiron të luajë në një nga pesë ligat më të mira në Evropë, por jo vetëm.

Sipas Guardian, Sancho është gati të ulë kërkesat e tij për pagën, në mënyrë që të mund të zbarkojë në Torino dhe të veshë fanellën bardhezi. Një veprim që, nëse konfirmohet, mund ta afrojë Juventusin me lojtarin anglez për të cilin Manchester United kërkon një shifër prej rreth 25 milionë paundësh.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb