Kilmar Ábrego García, një 29-vjeçar i deportuar nga SHBA në El Salvador, pretendon se u torturua në burgun famëkeq CECOT.

Sipas padisë së ngritur në SHBA, ai u rrah brutalisht, u urdhërua të gjunjëzohej për orë të tëra dhe u privua nga gjumi e ushqimi. García humbi rreth 14 kg në dy javë dhe nuk kishte qasje në tualet.

Ai tregon se u kërcënua nga rojet dhe u mbajt në qeli të mbipopulluara, nën kushte çnjerëzore. Avokatët thonë se ai vuajti tortura fizike dhe psikologjike.

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, mohoi akuzat, duke publikuar pamje që tregojnë García-n në kushte të mira. Çështja po shqyrtohet nga autoritetet amerikane dhe ndërkombëtare për të verifikuar abuzimet.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: