Bashkëpunëtori i drejtësisë Erion Alibej, po vijon dëshminë në GJKOO në kuadër të “Plumbit të Artë”.

Ai ka rrëfyer biseda që ka pasur me Plarent Dervishaj, i cili sipas tij qëndron pas atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.

“Redian Rrajën e kam dëgjuar për herë të parë në televizor. Për Redjan Rrajën kemi biseduar me Plarentin pak pasi i kishin bërë atentat prokurorit, ku ndodhej nuk e di.

E dija që pas atentatit të Ndojës, ishte Plarenti. Kishim biseduar për ato emra, ai nuk e kuptonte pse i kishin
bërë atentat”, tha ai.

Më pas Alibej ka zbuluar se Dervishaj ka ndërhyrë që prova nga ngjarja të fshiheshin, madje ai i ka treguar edhe shumë që i është dashur të paguajë për një gjë të tillë.

“Pasi u zbardh ngjarja, e pyeta pse ndodhi kështu. Po flitet për prova i thashë, syzet, shenjat e gishtave. Më tha jam interesuar për të fshirë gishtat tek ekspertiza. Më tha i kishin kërkuar 300 mijë euro”, tha ai.
Alibej sqaron se plani ka qenë që Ndoj të ekzekutohej me sniper në një lokal te Gjiri i Lalëzit ku shkonte shpesh.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb