Agjenti i Diogo Jotës, Jorge Mendes, u pa i përlotur në morgun ku mbaheshin trupat e dy lojtarëve që ndërruan jetë të enjten në një aksident në Spanjë.
“Kemi humbur dy njerëz të mëdhenj. Diogo ishte një shembull si lojtar, si bashkëshort dhe si profesionist. Nuk më besohet ende ajo që ka ndodhur, është gjithçka shumë e vështirë”, tha Mendez në lot.
Gomat e Lamborghinit të tyre shpërthyen gjatë një manovre parakalimi, duke bërë që makina të dalë nga rruga. Fatkeqësisht, si Jota ashtu edhe Silva nuk mbijetuan dot.
