35 persona mbetën të plagosur pas një shpërthimi në një pikë karburanti në lindje të Romës.  Sipas mediave italiane, shpërthimi u pasua nga një zjarr i madh.

Shpërthimi ndodhi në një shpërndarës gazi në Via dei Gordiani, në Prenestino.  Mediat lokale raportojnë se shërbimet e emergjencës , përfshirë policinë, një zjarrfikës dhe një ndihmës mjekësor, janë midis të plagosurve. Ka raportime se një shpërthim dytësor ndodhi në vendngjarje.

Ndërsa stacioni i afërt i metrosë, Teano, është mbyllur ndërsa ndërtesat pranë shpërthimit kanë pësuar gjithashtu dëme. Banorët ikën menjëherë nga shtëpitë e tyre, ndërsa dëshmitarët okularë raportuan një erë të fortë gazi para shpërthimit të parë./DailyMail

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb