Egnatia ka afruar në merkato Ildi Grudën. Sulmuesi, i cili vjen nga Vllaznia, ka firmosur një kontratë të vlefshme për 2 vite. Lajmi është bërë publik nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Gruda luajti 22 ndeshje në kampionat në sezonin e kaluar, ku realizoi 4 gola. Më herët, ai ka luajtur edhe për Teutën.

Postimi:

Ildi Gruda pjesë e kampionëve.
📝 Futbollisti dhe Presidenti Demrozi kanë firmosur një kontratë 2 vjecare me klubin deri në Qershor 2027.
✅️ Pas konfirmimit të regjistrimit nga Federata Shqiptare e Futbollit , futbollisti u bë pjesë e listës për ndeshjet eleminatore të UEFA Champions League.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb