Organizata islamiste Hamas i ka dërguar një përgjigje pozitive Katarit për propozimin e një armëpushimi dhe lirimin e pengjeve. Pritet përgjigja zyrtare.
Hamasi wshtw i gatshëm të pranonte një kompromis për çarmatimin dhe të diskutonte një armëpushim në Gaza. Izraeli tashmë kishte thënë po për një armëpushim 60-ditor. Negociatat janë duke vazhduar. Për grupin ekstremist palestinez, një marrëveshje e mundshme duhet të përfshijë “garanci për një armëpushim të qëndrueshëm në Gaza, tërheqjen e trupave izraelite dhe hyrjen e ndihmës humanitare në enklavë”.
Në Gaza, ushtria izraelite vazhdon operacionet e saj, me dhjetëra viktima. OKB-ja ka bërë thirrje për një hetim tjetër mbi vrasjen e civilëve në Rrip gjatë muajve të fundit, qindra prej të cilëve prisnin në radhë për të marrë ndihmë humanitare. Vdekjet palestineze në 18 muajt e fundit kanë tejkaluar 57,000, më shumë se gjysma e të cilëve ishin të mitur dhe fëmijë. Viktimat izraelite, që nga 7 tetori 2023, janë pothuajse 1,400.
(BalkanWeb)
