Të paktën 69 persona kanë vdekur dhe 31 të tjerë janë zhdukur pas reshjeve të dendura të shiut në shtetin verior Himachal Pradesh të Indisë, thanë të premten autoritetet shtetërore.
Në një deklaratë, Qendra e Operacioneve të Emergjencave e shtetit tha se në sezonin e shirave të musoneve, 43 persona vdiqën për shkak të arsyeve të shumta, duke përfshirë përmbytje të menjëhershme dhe rrëshqitje të dheut. Njëzet e gjashtë persona vdiqën për shkak të aksidenteve rrugore.
Në njoftim thuhet se 110 persona janë plagosur.
Sezoni i musoneve me shi zakonisht zgjat nga qershori deri në shtator në Pakistan dhe Indi.
Shteti Himachal Pradesh, që nga mesi i qershorit, është përballur me reshje të rrëmbyeshme shiu, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme.
Kryeministri i shtetit, Sukhvinder Singh Sukhu, tha se përpjekjet e ndihmës janë duke u zhvilluar në disa pjesë të shtetit.
