Policia australiane njoftoi të premten se është në kërkim të një të dyshuari për një tentativë sulmi me zjarrvënie në një sinagogë në Melburn , ndërsa rreth 20 persona ndodheshin brenda ndërtesës. Sipas transmetuesit shtetëror ABC, rreth orës 8 të mbrëmjes një person derdhi një lëng në hyrjen e sinagogës hebraike në lindje të Melburnit, duke shkaktuar zjarr .
“Në atë kohë brenda sinagogës ndodheshin afërsisht 20 persona”, tha policia, duke shtuar se të pranishmit ikën nga ndërtesa përmes një daljeje emergjence.
Zjarrfikësit nxituan në vendngjarje dhe shuan zjarrin, i cili shkaktoi dëme të kufizuara . Nuk u raportuan të lënduar. Ky është sulmi i dytë me zjarrvënie ndaj një sinagoge në Melbourne , pas atij në periferi të Riponlee dhjetorin e kaluar.
Në vitet e fundit, Australia ka parë disa sulme antisemite , ku shtëpi shkolla, sinagoga dhe automjete janë shënjestruar nga zjarrvënësit.
(BalkanWeb)
