Ndeshja midis Anglisë dhe Islandës ishte dhe ndeshja e fundit e 1/8 të finaleve të evropianit.
Tashmë 4 çiftet e çerekfinaleve janë kompletuar. Sigurisht sfida që pritet të na dhurojë më shumë emocione dhe të verë miliona shikues para ekranit është ajo midis Gjermanisë dhe Italisë.
Gjermanët vijnë pas fitores së thjeshtë me Sllovakinë, ndërsa Italinët me super moral pas asaj fitoreje spektakolare me Spanjën, kampionen e Evropës në fuqi.
Poloni-Portugali, e enjte 30 qershor
Uells-Belgjikë, e premte 1 korrik
Gjermani-Itali, e shtunë 2 korrik
Francë-Islandë, e diel 3 korrik
Të gjitha ndeshjet zhvillohen në orën 21:00.