Kabineti Izraelit i Sigurisë ka miratuar një plan për të lejuar organizatat ndërkombëtare të shpërndajnë më shumë ndihma në Rripin verior të Gazës, raportoi të dielën gazeta Times of Israel, duke cituar një zyrtar.
Një zëdhënës qeveritar nuk pranoi të komentojë mbi raportin.
Ministri i Financave i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich, postoi në X se Kabineti kishte marrë një vendim të gabuar.
Izraeli kohët e fundit ka mbështetur Fondacionin Humanitar të Gazës (GHF) të diskutueshëm për shpërndarjen e ndihmës, duke akuzuar se organizata palestineze e rezistencës Hamas po e devijonte ndihmën për qëllimet e veta. Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë mbështetur sistemin e ri, por OKB-ja e ka kritikuar vendimin.
Shpërndarja e GHF është kritikuar për incidente të shumta fatale rreth pikave të saj të shpërndarjes. Deri më tani nuk ka pasur pika shpërndarjeje në veri të Rripit të Gazës, ku ndihma është ofruar nga organizata të tjera ndërkombëtare.
Raportet izraelite folën për konflikt të nxehtë në takimin e gjatë të Kabinetit të Sigurisë . Smotrich akuzoi Shefin e Shtabit Eyal Zamir se nuk po e përmbushte misionin e tij.
Smotrich përsëriti akuzat e tij në X në lidhje me atë se gjenerali nuk po siguronte që ndihma që hynte në Rripin e Gazës të mos binte në duart e Hamasit.
Raportohet se Zamiri është përgjigjur se Smotrich po dobësonte moralin e ushtrisë izraelite.
Smotrich kritikoi gjithashtu kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për dështimin në zbatimin e vendimeve të kabinetit në Rripin e Gazës. Netanyahu varet nga partitë e ekstremit të djathtë dhe ato fetare për shumicën në Knesset.
