Pas valës së dorëheqjeve të drejtorëve në Bashkinë e Vlorës, kryeministri Edi Rama ka qenë sërish në qytetin bregdetar.

Rama ka kërkuar sërish me këmbëngulje që të lirohen të gjitha hapësirat publike në bregdet.

Por, një incident i pazakontë i ka ndodhur këtë të hënë kreut të qeverisë shqiptare.

Një e moshuar është përplasur edhe me truprojat e kryeministrit, vetëm që të takohej me të.

Rama, pasi ka parë kënë skenë, e ka takuar të moshuarën dhe të dy biseduan për pak momente.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: