Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, ku një automjet ka dalë nga rruga pas humbjes së kontrollit nga drejtuesja.
Si pasojë, janë lënduar drejtuesja dhe një pasagjere, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka arrestuar 36-vjeçaren E. B., e dyshuar si shkaktare e aksidentit. Ngjarja po hetohet për të zbardhur rrethanat e plota.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor
-arrestuan shtetasen E. B., 36 vjeçe, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesja e automjetit dhe pasagjerja, të cilat janë në kujdesin e mjekëve;
