Publikohet raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për auditimin e HEC-it të Sasajt.
Në raport theksohet se baseni u dëmtua nga mosrealizimi i investimeve e mirëmbajtja, gjë që solli pasoja në mjedis dhe në komunitet.
“Në HEC-in e Sasajt u konstatuan një sërë problemesh, që nga projektimi, ndërtimi dhe operimi”, shprehet KLSH.
Në raport theksohet se koncesionari nuk respektoi kushtet teknike dhe kishte neglizhencë në sigurimin e strukturave të HEC-it.
“Roli monitorues i AKBN-së ka qenë i pa-mjaftueshëm”, thuhet më tej në raport.
(BalkanWeb)
