Kreu i PD, Sali Berisha mbajti një konferencë për mediat ditën e sotme, ku u pyet edhe për lirimin nga arresti shtëpiak për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.
Berisha tha se Malltezi ka qenë “i burgosur politik prej dy vitesh në shtëpi pa shkelur asnjë ligj të vendit”.
“Jamarbër Malltezi ka qenë i burgosur politik për dy vite në shtëpi. Në mënyrën absolute pa shkelur asnjë ligj të këtij shteti dhe pa shkelur asnjë rregull apo standard”, tha ai.
(BalkanWeb)
