Ivan Rakitiç u largua nga futbolli i luajtur në moshën 37-vjeçare, me vendimin që u bë publik ditët e fundit. Kroati i cili ka luajtur për ekipe shumë të njohura, nuk ka hezituar të bëjë një postim emocionues, në rrjetet sociale.

“Ke qenë pjesë e jetës sime që nga dita e parë. Nga fushat e futbollit të Möhlin, qytetit tim të lindjes në Zvicër, deri te stadiumet më të mëdha në botë, ke qenë gjithmonë aty… Futboll, më ke dhënë më shumë sesa kam ëndërruar ndonjëherë.

Më ke dhënë gëzim dhe lot. Më ke dhënë një jetë të tërë, një jetë për të cilën do të jem gjithmonë krenar. Tani është koha të them lamtumirë. Faleminderit futboll”, ka thënë Rakitiç.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb