Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ka ndodhur pak më parë në fshatin Shitkë afër stacionit elektrik, ku është gjetur i dekompozuar trupi i një njeriu, dyshohet mashkull.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e trupit të pajetë, përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Sipas burimeve, mësohet se në trupin e viktimës nuk ka dëmtime që mund të jenë shkaktuar nga faktorë të jashtëm. Mendohet se trupi ka rreth 6 muaj në zonë.

Njoftim i Policisë:

Kolonjë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në fshatin Shtikë, afër stacionit elektrik, është gjetur i dekompozuar trupi i një njeriu, dyshohet mashkull.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e trupit të pajetë, përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb