Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, ka dhënë mendimin e tij para ndeshjes ndaj Real Madrid (Gjysmëfinalja e Kupës së Botës për Klube).

“Është folur shumë për qëndrueshmërinë dhe sigurisht që PSG tashmë e ka atë. Ne jemi gati të jemi konkurrues në çdo kohë dhe pavarësisht rezultatit. Kur përballesh me ekipe si Bayern, është e komplikuar kur luan 11 ndaj 11. Me dy lojtarë të përjashtuar mund të shndërrohet në llotari, por ia dolëm mbanë.

Ndaj Realit do të jetë e vështirë, por, siç e thashë, po fitojmë qëndrueshmëri në lojën tonë. Kjo na ka dhënë trofe, përfshi edhe Champions League. Jemi në kampionët e Europës, por të shohim se si do të shkojnë gjërat”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb