Takimi i Benjamin Netanyahut me Donald Trumpin sot në Shtëpinë e Bardhë do të zhvillohet pa asnjë deklaratë për shtypin, sipas raportimeve.

Sipas planit, edhe mbërritja e Netanyahut në Shtëpinë e Bardhë është planifikuar në orën 6:30 të mbrëmjes sipas orës lokale dhe do të jetë e mbyllur për shtypin. Më pas, të dy udhëheqësit do të kenë një darkë private me bashkëshortet e tyre.

Ndryshe nga dy vizitat e mëparshme të Netanyahut këtë vit, nuk është planifikuar asnjë konferencë për shtyp apo foto në Zyrën Ovale.

Para darkës me Trumpin , Netanyahu do të takohet me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio , dhe të dërguarin special të SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, në Blair House, ku banon kryeministri izraelit.

Të martën, Netanyahu është planifikuar të takohet me Zëvendëspresidentin e SHBA-së, J.D. Vance, dhe anëtarë të Kongresit në Capitol Hill. Të mërkurën, ai planifikon të takohet me Sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, në Pentagon, përpara se të organizojë një gala për udhëheqësit hebrenj dhe ungjillorë.  Netanyahu është planifikuar të kthehet në Izrael të enjten.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb