Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend, pas rinumërimit të votave në disa zona. Hapja e kutive në Qarkun e Fierit zbuloi vjedhje dhe tjetërsim votash të kandidatëve.

Në këtë drejtim, Lubonja u shpreh se kandidatë si Ceno Klosi marrin vota jo për meritë, por për shkak të pushtetit dhe ndikimit që kanë përmes institucioneve si Tatimet. Sipas tij, vota në Shqipëri deformohet nga lidhjet mes politikës dhe krimit.

Lubonja e përshkroi vendin si një shtet para-politik, ku dominon kultura e klientelizmit.

Fatos Lubonja, analist: Këto lloj deputetësh, Zegjineja etj janë marioneta që i ka vendosur krimi apo tjetërkush, dhe ajo tjetra është marionetë dhe i la vendin. Ceno Klosi p.sh, ka marrë shumë vota, sepse një nga format e marrjes së votës është për çështje favoresh, që disa t’i shërbejnë sepse ka Tatimet e dihet se Tatimet janë forcë e madhe shantazhuese ose lehtësuese për njerëzit, sipas rastit. Pushteti dhe krimi deformojnë votën. Është votë që vjen nga fuqia që ke, nga nderet që mund të bësh,

Jemi vend parapolitik, nuk është shtet ky, shoqëria nuk ka ndërtuar shtetin e vet, këtu çdokush ka bandën e vet, është polic por bashkëpunon me krimin, që vjedh votën bashkë me ato të krimit, Prokuroria po kështu. Nuk funksionojnë fare. Këto janë vazhdimësi e Enver Hoxhës, atë arrogancë kanë. Është kulturë e dominimit të maskarallëkut.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb