FIER- Një 17-vjeçare nga Marinza është larguar prej 1 muaji nga shtëpia e saj duke vënë familjen në alarm. Mësohet se adoleshentja L.Rredhi është larguar nga shtëpia 1 muaj më parë por deri para 5 ditëve ka mbajtur kontaktet me familjen.

Pas shkëputjes së kontakteve babai i saj Gramoz Rredhi ka bërë denoncim në polici. Ai ka thënë se vajza iu ka treguar familjarëve se ndodhej në Kosovë por nuk kanë folur më që prej 5 ditësh.

Edhe xhaxhai i vajzës ka thënë se ajo i ka telefonuar tre herë. Herën e parë  i ka thënë që “jam me një vlonjat në Kosovë”, pastaj i ka thënë se ishte me një kosovar që e kishte njohur në facebook.

“Herën e parë mu duk e qetë, kurse herët e tjera ishte e mërzitur”, ka thënë xhaxhai në polici. Policia ka nisur kërkimet dhe hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Nëna e vajzës ka thënë për News24 e Balkanweb se 17-vjeçarja ka qenë e fejuar para se të largohej nga shtëpia, por i fejuari rrinte në Gjermani. Kohët e fundit sipas nënës ata ishin ftohur me njëri-tjetrin.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: