Juventusi dëshiron të rindërtojë motorin e skuadrës nën drejtimin e Igor Tudor dhe po mendon për Granit Xhakën e Bayer Leverkusen, i cili ka qenë gjithashtu në shënjestrën e Milanit javët e fundit. Revolucioni në mesfushë i një viti më parë nuk ka mjaftuar dhe në Continassa janë gati të marrin masa. Të paktën një goditje, ndoshta dy, nëse bardhezinjtë arrijnë të përfitojnë nga largimi i Douglas Luiz..

Damien Comolli nga njëra anë po i kërkon skuadër brazilianit – drejtuesi francez ka folur me agjentin e ish-lojtarit të Aston Villa gjatë një takimi javën e kaluar në Miami.

Konfirmimi nga drejtori i ri sportiv i Milanit, Igli Tare se skuadra kuqezi është e interesuar për mesfushorin e Brugge, Ardon Jashari ka bërë që emri i Granit Xhakës të jetë gjithnjë e më shumë larg Milanos, por sipas “La Gazzetta dello Sport” do të mbetet brenda Italisë. Së fundmi, duket se është “Zonja e Vjetër” që e sheh me interes afrimin e Granit Xhakës, një mesfushor me përvojë (32 vjeç) dhe me peshë ndërkombëtare. Në karrierën e tij ai ka fituar trofe me Baselin, me Arsenalin dhe sidomos me Bayer Leverkusen: zvicerani ishte një nga liderët e titullit historik të Bundesligës të fituar nga skuadra e Xabi Alonso-s në vitin 2024.

La Gazzetta
 

José Mourinho e donte Xhakën që në kohën kur ishte te Roma, Igli Tare e ka kontaktuar gjatë muajve të parë si drejtor sportiv i Milanit. Tani mendon për të Juventusi, por me kusht që të gjejë një zgjidhje për Douglas Luiz. Xhaka nuk do të ishte një investim për të ardhmen, por lojtari klasik që përmirëson ata që ka përreth dhe rrjedhimisht edhe skuadrën. Te Leverkuseni nuk është i paprekshëm dhe vetë lojtari, pasi ka mbyllur një kapitull të shkëlqyer me Xabi Alonson, do të ishte i tunduar nga një aventurë e re. Një tjetër arsye është ajo ekonomike: mund të mjaftojnë 12-15 milionë euro për të bindur Bayer-in të lëshojë ish-lojtarin e Baselit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: