Agim Zeka nuk është më lojtar i Partizanit. Klubi i kuq dhe sulmuesi kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin, teksa lajmi është bërë publik së fundmi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Postimi:

Partizani zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me lojtarin Agim Zeka. Sulmuesi 26 vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim sot kontratën mes tyre.
Partizani dëshiron ti shpreh mirënjohjen Agim Zekës për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe, dhe i uron shumë suksese në karrierë.
Kënaqësi që ishe pjesë e familjes tonë të madhe FK Partizani.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb