Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Vlorë-Qeparo ku një 35-vjeçar duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka ngelur i dëmtuar.

Shtetasi A.Q aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:40, në aksin rrugor Vlorë–Qeparo, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Drashovicës”, shtetasi A. Q., 35 vjeç, banues në Selenicë, duke drejtuar automjetin tip Fiat, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit duke dalë nga rruga dhe si pasojë ka ngelur i dëmtuar. 35-vjeçari aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb