Tottenham zyrtarizon një prurje të re në mbrojtje. Spurs kanë gjetur gjuhën e përbashkët me japonezët e Kawasaki Frontale për transferimin e Kota Takai. Takai do të qëndrojë në Londër, të paktën deri në qershor 2030.
“Tottenham Hotspur ka njoftuar blerjen e Kota Takait, një mbrojtës qendror japonez premtues nga Kawasaki Frontale. Ai ka nënshkruar një kontratë afatgjatë, deri në qershor 2030″- shkruan klubi.
Tottenham do të provojë të bëjë edhe afrime të tjera në këtë merkato vere.
