Kryeministri Edi Rama ka vazhduar ‘turin’ e tij nëpër bashki, duke vizituar sot edhe Bashkinë e Durrësit, pas ndalesave dje në Vlorë dhe sot pasdite në Fier.

Ai ka kërkuar largimin e drejtuesve aktualë të institucioneve në varësi të Bashkisë Fier, lirimin e hapësirave publike dhe masa të menjëhershme për përmirësimin e shërbimeve. Në Fier dhe Vlorë, Rama urdhëroi shkarkimin e drejtorëve për neglizhencë në ushtrimin e detyrës.

Pritet që veprime të ngjashme të ndërmerren edhe në Durrës. Rama ka deklaruar se vota e 11 majit është përgjegjësi ndaj qytetarëve.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: