I gjithë trafiku ajror në aeroportin e Bergamos pranë Milanos u ndërpre sot për gati dy orë, pasi një burrë humbi jetën kur u përthith nga motori i një aeroplani që po përgatitej për të ngritur.
Policia dhe zjarrfikësit ndërhynë menjëherë në vendngjarje në aeroportin, i cili ndodhet rreth 60 kilometra në lindje të Milanos, dhe është hapur një hetim për të përcaktuar rrethanat e sakta të incidentit.
Në profilin zyrtar të aeroportit në rrjetet sociale u konfirmua ndalimi i trafikut “për shkak të një problemi të ndodhur në pistë”, dhe u theksua se autoritetet kompetente janë duke e hetuar ngjarjen.
(BalkanWeb)
