Gjatë ditës së sotme, agjentët e Europol, të mbështetur nga policia në Itali dhe Spanjë, zhvilluan një operacion, ku u arrestuan 28 persona. Janë 80 akuza për mbi një ton kokainë dhe një ton e gjysmë hashash, si dhe një episod torture të rënduar me metoda mafioze.

Organizata ishte e dedikuar për trafik droge midis Ndrangheta-s dhe organizatave kriminale shqiptare, të cilat, të forta në shumë vende evropiane dhe më gjerë, garantojnë kanale alternative furnizimi  dhe, mbi të gjitha, mundësinë e përdorimit të porteve të huaja, ku ato ushtrojnë kontrollin e tyre, për të diversifikuar rrugët e drogës.

Një 46-vjeçar shqiptar ishte përgjegjës për shpërndarjen e drogës në Romë, ndërsa kontaktet midis bashkëpunëtorëve mbroheshin nga sistemet anti-përgjim me programe telefonike të koduara. Pesë të dyshuar u kapën në Spanjë me bashkëpunimin e policisë lokale.

Midis të arrestuarve është edhe 37-vjeçari Riza Muco, shqiptar, i përfshirë në gjyqin e zhvilluar në Latina së bashku me të bashkëpandehurit e Fondi-t, Vincenzo Zizzo dhe Pasquale Spirito. Gjyqi, i njohur sepse Zizzo akuzohet se ka dhënë urdhrin për të kryer një sulm me zjarrvënie ndaj kryetarit të bashkisë së Lenola-s, Fernando Magnafico, akuzon Spiriton dhe Riza Mucon për trafik narkotikësh.

Zjarr Venie
Zjarr Venie

Në veçanti, 38-vjeçari shqiptar akuzohet se u ka furnizuar dy të bashkëpandehurve 10 kilogramë drogë, gati për shitje. Si pjesë e Operacionit “Anemone” ka urdhëruar dënimin me burg për Riza Mucon, duke e akuzuar atë si pjesë të organizatës së tipit Ndrangheta të udhëhequr nga Marando, pasi ai “ishte i përfshirë në bashkëpunim në importimin dhe shpërndarjen e narkotikëve si kokaina, hashashi dhe marijuana”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb