Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka takuar sot Kryepeshkopin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi, ku ndau ide për përditësimin e bashkëpunimit me theks trashëgiminë kulturore, objektet monumentale si dhe çështjet humane e sociale.

Gonxhja i shprehu Fortlumturinë së tij gatishmërinë e ministrisë që drejton dhe vlerësimin për kontributet e derisotshme, duke nisur punën menjëherë për projektet në vijim.

Ministri Gonxhja e quan këtë takim edhe një ndalesë shpirtërore me shumë vlerë.

“Takova sot Kryepeshkopin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturinë e tij Joanin, për një bashkëbisedim të çmuar mbi rëndësinë e aseteve dhe pavarësisë ekonomike në fuqizimin e kapaciteteve misionare.

Midis fjalëve të tij frymëzuese dhe urtësisë, folëm dhe ndamë ide për përditësimin e bashkëpunimit me theks trashëgiminë kulturore, objektet monumentale si dhe çështjet humane e sociale.

I shpreha gatishmërinë e MEKI dhe vlerësimin për kontributet e derisotshme, duke nisur punën menjëherë për projektet në vijim.

Mes vrapit të përditshëm ishte një ndalesë shpirtërore me shumë vlerë” – shkruan Gonxhja.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb