Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth është shoqëruar me përplasje mes banorëve dhe autoriteteve.

Gjatë nisjes së shembjeve, IKMT është përballur me kundërshtimin e ashpër të banorëve lokalë. Banorët kanë reaguar me zemërim, duke kundërshtuar ndërhyrjen dhe duke u shprehur se janë duke mbrojtur pronat e tyre.

Në pamjet filmike shihen përplasje fizike dhe debate të ashpra me policinë. Banorët deklaruan se janë në tokën e tyre.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: