Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në emisionin Log. në News24, në lidhje me lirimin e Ervin Salianjit ditën e sotme, u shpreh se ai e respektoi vendimin e gjykatës, pavarësisht nëse ishte i drejtë apo jo vendimi.
Sipas Bregut, Salianji tani duhet të shohë nga e ardhmja se si do ta përballojë, pasi ishte vendim i drejtë apo jo, është histori tjetër.
Sokol Bregu: “Nuk e kam vizituar në burg. Salianji, kur gjithë PD humbi në gjithë Shqipërinë, fitoi në Kavajë. E kam takuar për t’i kërkua një këshillë, se si e fitoi Bashkinë e Kavajës. Nuk futem në vendimet e drejtësisë, gjykata foli. Salianji e respektoi vendimin. Tani duhet të shohim se si do ta përballojë në të ardhmen. Ai e bëri burgun, i padrejtë apo jo, apo se si e bëri, është histori tjetër.”
(BalkanWeb)
