Edi Martini, trajneri i Vllaznisë, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, në prag të ndeshjes ndaj BFC Daugavpils, në turin e parë të Conference League.

“Gjendja e shumicës prej lojtarëve është e mirë, Mala ka pasur probleme do të jetë në stol, por jo nga fillimi, nëse na duhet sforco do ta fusim. Krymi është stërvitur me ekipin, nesër do të sakrifikojë dhe do të hidhet në fushën e lojës, të dy kanë pësuar goditje në ndeshje miqësore. Disa gjëra nuk na kanë shkuar ashtu si duhet, por ju kam thënë djemve që është një ndeshje që duhet fituar, e dimë që është e vështirë, me gjendje të mirë fizike, por ne do të futemi në fushë dhe do bëjmë punën tonë për tu kualifkuar në turin tjetër.

Largimi i Grudës dhe dëmtimi i dy lojtarëve na ka prishur disi atmosferën, por nuk ka asnjë justifikimi për ne. Kemi 25 lojtarë, askush nuk është i pazëvendësueshëm, kemi marrë masat e duhura për ta fituar këtë ndeshje. Përgjegjësi e madhe, është ndeshje që shërben për arkat e klubit, sa më larg të shkosh aq më shumë rriten të ardhurat për klubin, jemi përgatitur, ka një problem se duket kundërshtar i lehtë por është e vështirë në fushë, është ndeshje shumë e fortë, do vlerësim maksimal. I kënaqur deri tani jam, edhe tifozët presin lojtarë të tjerë, por fillimi i kampionatit është më 23 gusht, do marrim lojtar të tjerë, por do kisha pasur dëshirë ti kisha tani për Kupat e Europës. Është e rëndësishme kjo ndeshje.

Gruda-E pash ndeshjen e Egnatias, nuk kam shumë koment, e kam mendjen te ekipi im, nuk dua ta diskutoj më këtë temë, është çështje e harruar për mua personalisht dhe për ekipin po se po, ja lemë kohës, ajo do tregojë çdo gjë. Nuk e di për deklaratën e tij, nuk e kam degjuar, smë intereson hiç. Dodaj do të jetë pjesë, kemi qenë të detyruar ta mbajmë djalin këtu, ai ka treguar maturi dhe që ekipi ka nevojë për ne, është stërvitur mjaft mirë, ne mendojmë për kualifikim”, deklaroi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb