Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën pasi një urë u shemb pjesërisht të mërkurën  në shtetin perëndimor të Gujaratit të Indisë sipas Press Trust of India, i cili citoi zyrtarë të policisë.

Zona është përballur me reshje të dendura shiu gjatë ditëve të fundit.  Ministri i Shëndetësisë i Guxharatit, Rushikesh Patel, tha se disa automjete ndodheshin mbi urë kur një pjesë e saj u shemb. Sipas Patel, ura u ndërtua në vitin 1985.

Kryeministri indian Narendra Modi tha se incidenti ishte “thellësisht i trishtueshëm” dhe u shprehu ngushëllime atyre që vdiqën.  Të paktën 5 persona janë shpëtuar. Infrastruktura në Indi ka ngritur prej kohësh shqetësime për sigurinë e saj.

Kjo është shembja e dytë e urës brenda një muaji, pas shembjes së një ure në qytetin perëndimor të Pune në qershor.  Në vitin 2022, disa ditë pas rihapjes, një urë e varur një shekullore u shemb në Gujarat duke vrarë mbi 130 persona. Kohët e fundit i ishin nënshtruar punimeve të rinovimit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: