Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin S. Xh., 29 vjeç, pas një ngjarjeje të rrezikshme në rrugët e Tiranës.

I riu, i cili dyshohet se po drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike, ka tentuar të largohet sapo ka parë patrullën e policisë, duke përplasur një automjet të Policisë së Shtetit gjatë ndjekjes.

Si pasojë e përplasjes u plagosën dy punonjës policie, të cilët morën ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit në banesën e 29-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, që tashmë është pjesë e provave materiale në hetim.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar rrethana të tjera të rastit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb