Milan po punon fort në merkato. Klubi kuqezi është në kërkim të një sulmuesi, i aftë të bëjë diferencën në repartin e avancuar.

Emri i preferuar është ai i Mateo Retegui, por operacioni duket i vështirë, pasi Atalanta kërkon hiç më pak se 60 milionë euro.

Opsione të tjera që po monitorohen janë Boniface (40-45 milionë euro), Nicolas Jackson (mbi 50 milionë euro) dhe Mateta (35 milionë euro). Alternativë e mirë është edhe ajo e Vlahovic.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb