Mesfushori shqiptar, Adrion Pajaziti, tha fjalët e tij të para pas transferimit te skuadra e Hajdukut të Splitit.
Ai u shpreh i lumtur për transferimin, ndërsa u shpreh besimplotë se e pret një sezon pozitiv.
“Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur sepse jam në këtë klub të madh. Mezi pres të luaj. Dua të kem një sezon të shkëlqyer.
Jam i vetëdijshëm se sa i madh është Hajduku. Të gjithë flasin për të dhe mund ta shohësh në rrugë. Është shumë e rëndësishme për njerëzit. E njoh Hajdukun që kur isha i vogël. Hajduku ka shumë lojtarë cilësorë.
Nuk ndiej presion sepse kam besim në aftësitë e mia. Futbolli duhet të luhet lirshëm dhe pa shumë presion. Duhet ta shijosh. Fola me trajnerin se si i pëlqen të luajë. Kisha një rol më të lirë në Goricë, por e di që do të kem më shumë përgjegjësi këtu.
Rakitic më telefonoi para se të nënshkruaja për Hajdukun. Më tha gjëra të bukura dhe më tha të vija te Hajduku. Ai është një legjendë. Mora numrin 4 pas tij. Ai ishte i shkëlqyer te Barcelona me atë numër. Mund të mësoj shumë prej tij”,
