Një 45-vjeçar në Tiranë ka goditur punonjësin e policisë teksa po shoqërohej në komisariat. Ndaj tij ka nisur procedim penal nga Prokuroria në gjendje të lirë.
Mësohet se 45-vjeçari i identifikuar si Roland Arapi kundërshtoi ndalimin nga uniformat blu dhe si rrjedhojë u konfliktua fizikisht me efektivin e patrullës.
Njoftimi
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Roland Arapi, 45 vjeç, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për shoqërimin e tij në komisariat.
(BalkanWeb)
